E papritur: Hajdin Salihu lë Laçin dhe rikthehet te Lokomotiva, ja arsyeja

by admin
Spread the love

Hajdin Salihu është rikthyer te Lokomotiva Zagreb pas gati një muaji. Kroatët e huazuan qendërmbrojtësin te Laçi dhe ai ishte në stol në katër duele, 3 në kampionat e një në Kupë.

Një dëmtim te Lokomotiva i ka ndryshuar të gjitha planet. Qendërmbrojtësi Justin de Haas është dëmtuar dhe kroatët të gjendur në vështirësi kanë kthyer Salihun.

Laçi nuk është bërë pengesë, nisur edhe nga marrëdhëniet e mira mes dy klubeve. Më parë bardhezinjtë kanë huazuar lojtarë si Jon Mersinaj, Enis Çokaj e Albion Marku nga kroatët.

Gjithashtu i shitën Myrto Uzunin, i cili shkëlqeu te Lokomotiva, kapi kombëtaren e Shqipërisë dhe më pas kaloi te Ferencvaros, që e shiti në fund të janarit te Granada në LaLiga. / oversport.tv

You may also like