“E pamundur të mos e duash atë të poshtër”, trajneri i Mallorcas i fiksuar me Muriqin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vedat Muriqi është njeriu i momentit te Mallorca. Bomberi dardan realizoi golin e fitores ndaj Atletico Madrid. 28-vjeçari dërgoi topin në rrjetë në minutën e 16’, duke i dhuruar tri pikë të arta skuadrës spanjolle.

Sulmuesi i Kosovës shënon prej katër ndeshjesh radhazi dhe është ngjitur në kuotën e 8 golave sezonalë në La Liga, kampionat ku vetëm Robert Lewandowski (13) ka shënuar më shumë se ai.

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre vlerësoi triumfin ndaj skuadrës së Diego Simeones, teksa nuk e fshehu vlerësimin për Vedat Muriqin.

“Kjo fitore ishte rezultat i disa episodeve, erdhi sidomos nga aftësitë e Muriqit para portës dhe pritjet e Rajkovicit. Muriqi? Është e pamundur të mos e duash atë lojtar të poshtër.

Njerëzit e duan, Vedat është një gjigant në fushë, por ka edhe një zemër shumë të madhe”, deklaroi trajneri meksikan i Mallorcas, ekip që ka grumbulluar 10 pikë në katër ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll.


Top Channel

You may also like