E paditi dhe nuk u paraqit në Gjykatë: Evi Kokalari ka dy fjalë për Lulzim Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë gjykimin e padisë së bërë nga kreu i PD Lulzim Basha kundrejt aktivistes Evi Kokalari për shpifje. Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i vetë Kokalarit, e cila në një postim në rrjetin social Facebook, ka dy fjalë për “padinë e Lul trimit”.

“Dy fjalë për padin e Lul trimit.

Padia e shumëpritur më në fund erdhi në Dhejtor, kur une isha në Tiranë. Akuza në të nuk ishte aspak e fortë, gjithsesi mund të ishte e mjaftueshem për të rihapur dosjen e tij të Muzinit. Fatkeqësisht, Lulzim Basha dhe avokati i tij, nuk u paraqitën në Gjykatë jo njëherë, por DY.

Domethëne, ne i dhamë një shans të dytë dhe prapë nuk erdhën.

E falenderoj gjykatësin Besnik Hoxha për profesionalizmin e tij”, shkruan Kokalari.

You may also like