E pabesueshme, Courtois dëmton meniskun në stërvitje, s’kthehet këtë sezon

by admin
Spread the love

Tibaut Courtois, i mallkuar. Portieri i Realit të Madridit na duke qarë stërvitjen e kësaj të marte, në Valdebebas, për shkak të dhimbjeve në gjurin e djathtë. Analizat mjekësore konfirmuan atë që të gjithë u frikësoheshin: portieri belg ka çarje të meniskut të brendshëm.

Një ndalesë e papritur, tani që “gardiani” pa dritë në fund të tunelit. Për fat të keq, duhet t’i thotë lamtumirë sezonit.

Kjo është një goditje fortë për Courtois, pasi javët e fundit ai tashmë po mendonte rikthimin në ekip në pjesën vendimtare të sezonit.

Madje ai kishte caktuar një datë për rikthimin e tij: pas ndeshjeve të kombëtareve, diçka që e konfirmoi edhe vetë Ancelotti.

Courtois filloi stërvitjen normalisht, por ndjeu një dhimbje të fortë që e bëri të frikësohej për më të keqen. Frika ishte e madhe se moë bëhej fjalë për dëmtimin e rëndë që po e kalon, por skanimet e para përjashtuan një dëmtim të tillë.

Megjithatë, edhe dëmtimi i meniskut (fatmirësisht, jo këputje), mbetet i rëndë, pasi do të duhen shumë javë për t’u shëruar plotësisht. Kjo do të thotë se Courtois nuk duhet të shpresë për rikthimin pa u mbyllur sezoni aktual./Shqip


Top Channel

You may also like