E Fundit: ‘Plisat’ nuk durojnë më, futen në zhveshtore të stadiumit dhe marrin të gjitha fanellat e klubit të Prishtinës

by admin
Spread the love

Humbja nga Ballkani në derbi të dielën si dhe rezultatet e dobëta të Prishtinës në këtë edicion garues të Superligës së Kosovës kanë ngjallur reagimin e ashpër të grupit të tifozëve të kësaj skuadre të njohur si “Plisat”.

Pas ndeshjes Prishtina-Ballkani, ata janë futur në zhveshtore dhe kanë marrë të gjitha fanellat e klubit.

Përmes një reagimi në “Facebook”, ata kanë bërë të ditur se ky veprim vjen si pasojë e paraqitjeve jo të mira të lojtarëve në fushë si dhe neglizhencën e treguar nga drejtuesit e klubit.

Ky është reagimi i tyre:

NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!

KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë.

Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare.

Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.

Fajtori nuk na intereson,

Zgjidhja ju përket juve,

Ne duam klub me dinjitet,

Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen.

Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret.

100 vjet KF Prishtinë!

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?v=1022654564998133&ref=sharing

You may also like