E ardhmja e Tomas Tuhel, pas Bajernit pritet të drejtojë gjigandin spanjoll

by admin
Spread the love

Tomas Tuhel do të largohet nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit, me të ardhmen e teknikut gjerman që ndodhet ende në pikëpyetje.

Mediat në Gjermani duket se kanë zbuluar diçka, me 50-vjeçarin që mund të nisë një aventurë të re në Spanjë. Thuhet se dëshira e tij është të drejtojë Barcelonën dhe ka vënë në punë agjentët në mënyrë që të nisë kontaktet.

Katalanasit gjithashtu janë në kërkim të një trajneri, me Çavi Hernandez që do të largohet gjithashtu në fund të sezonit nga stoli “blaugrana”.

Por Spanja nuk është pista e vetme për Tuhelin, pasi në Angli ai përflitet si zëvendësuesi i mundshme i Erik Ten Hag te Mançester Junajtid, me “Djajtë” që e konsiderojnë gjermanin si një opsion të mundshëm.

Gjithashtu, një tjetër opsion i mundshëm është edhe një rikthim te Çelsi, që vazhdon të jetë në zemrën e Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

You may also like