E ardhmja e Mertens mbetet pezull, Napoli kërkon t’i ulë pagën lojtarit

by admin
Spread the love

E ardhmja e Dries Mertens me Napolin vazhdon ende të mbetet një enigmë. Klubi dhe lojtari ende nuk kanë vendosur asgjë, por për sa i përket dëshirës së lojtarit, ajo është që të vazhdojë “martesën” me Napolin.

Megjithatë, rinovimi ka ngecur te paga e lojtarit. Drejtuesit e Napolit i kanë kërkuar lojtarit që të ulë pagën në rast se dëshiron të qëndrojë nën drejtimin e Luciano Spallettit. Bëhet fjalë për një ulje të konsiderueshme page, çka po e step edhe lojtarin që të marrë një vendim.

Faktor që mund të bindë lojtarin gjithsesi është lidhja që ai ka me qytetin e Napolit. Kjo gjë mund ta shtyjë atë të pranojë pagën e re për të qëndruar më gjatë te Napoli. Sakaq, negociatat mbeten të hapura mes palëve, por ende nuk ka asnjë konkretizim në bisedimet që po zhvillohen. /oversport.tv

You may also like