E ardhmja e Jorginho, agjenti: E dimë që e do Juve, por kemi një plan

by admin
Spread the love

E ardhmja e Jorginho ende nuk dihet. Mesfushorit i përfundon kontrata me Chelsea më 30 qershor 2023 dhe këtë verë do të duhet të merret një vendim.

Situata në klubin londinez nuk është e mirë, por pritet që shumë shpejt gjërat të ndryshojnë me ndryshimin e pronarit.

Në lidhje me Jorginho ka folur menaxheri i tij, Joao Santos: “Merkato është e bllokuar për Chelsea. Nëse situata zgjidhet, prioritet do të jetë rinovimi i kontratës”.

“Juventusi? Nuk kam folur me ta, por e di që janë të interesuar”, është shprehur Santos. Jorginho është pjesë e Chelsea që në verën e vitit 2018, kur e blenë nga Napoli për 57 milionë euro. / oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like