E ardhmja e Igli Tares, një klub i rëndësishëm i Serisë A hedh “grepat” për drejtorin shqiptar

by admin
Spread the love

Igli Tare nuk duket se do të qëndrojë edhe për shumë kohë larg punës. Zërat e merkatos flasin për një interes nga Fiorentina, që është gati për të zëvendësuar Daniele Prade në verë. 

Sipas mediave italiane emri që klubi viola pëlqen në rolin e drejtorit sportiv është ai i Igli Tares, që ka një eksperiencë të suksesshme dhe e njeh mjaft mirë ambientin në futbollin italian.  

Vlonjati është njeriu i duhur për objektivat e klubit nga Firence, i fokusuar te rritja, por i vëmendshëm ndaj buxheteve, ashtu si Lacio.  

Gjithsesi për momentin këto janë vetëm zëra, por Tare në një intervistë të fundit me TV Play në Twitch deklaroi: “Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht i rikuperuar për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit”. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like