Dyshojmë se BDI-ja do të shkaktojë krizë politike! – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Opozita shqiptare akuzon BDI-në se po bën lëvizje me të cilat do të mundohet ta mos e pranojë humbjen. Orhan Murtezani nga VLEN thotë se BDI për një kohë të shkurtër, ndryshoi disa herë qëndrimet e tyre rreth zgjedhjeve presidenciale dhe mundësisë PËR zgjedhjen e presidentit shqiptar. Sipas Murtezanit, lideri i BDI-së fillimisht deklaroi se nuk është koha për presidentin shqiptarë dhe më pas, ka ndryshuar mendjen dhe doli me slloganin “Erdhi koha për presidentin e parë shqiptar”.

“Duke u nisur nga fjala e urtë popullore se “i mbyturi kapet për fije kashte”, duke e marrë parasysh Raportin e ODIHR-së që parashikon jostabilitet të mundshëm dhe zgjedhje të pasigurta, kemi të drejtë të dyshojmë se BDI-ja është e gatshme të shkaktojë krizë politike për të mos e pranuar humbjen e sigurt që vjen. Nuk duhet të anashkalojmë se kandidati për president i BDI-së deri dje ishte kryesues i OSBE-së dhe kishte ose duhej të kishte qasje dhe të ketë marrë pjesë në hartimin e këtij Raporti. BDI-ja nuk ka të drejtë të flasë për Presidentin e Parë Shqiptar, sepse në vend që të mbështesë Arben Taravarin, vendosi që ta sabotojë mundësinë që kjo të ndodhë tani menjëherë, në vitin 2024” – tha Orhan Murtezani, VLEN.

You may also like