Dybala i jep “urdhër” agjentit: Më transfero në këtë klub të madh!

by admin
Spread the love

Juventusi e ndau mendjen dhe nuk i ofroi kontratë të re sulmuesit Paulo Dybala, pasi nuk e kanë më në qendër të projektit. Ata duan të ndërtojnë një ekip rreth Vlahovic.

Tashmë argjentinasi duhet të vendose se ku do ta vijojë karrierën. Interi është lakuar si një nga klubet më të interesuara, ndërkohë që përmenden edhe opsione si Tottenhan, Atletico Madrid e Arsenal.

Dybala del si lojtar i lirë dhe dëshira e tij është që të transferohet te PSG në Ligue 1. “Foot Mercato” shkruan se sulmuesi i ka kërkuar agjentit të tij që ta tentojnë këtë lëvizje.

PSG një sezon më parë bëri disa lëvizje me parametra zero, teksa nënshkroi me lojtarë si Leo Messi, Gianluigi Donnarumma dhe Georginio Wijnaldum. / oversport.tv

You may also like