“Dy xhelozë”, CR7 i komentoi në Instagram, Rooney bën reagimin epik

by admin
Spread the love

Wayne Rooney ka folur troç në emisionin “Monday Night Football”, edhe pse nuk është e lehtë kur bëhet fjalë për të mbajtur qëndrim për portugezin Cristiano Ronaldo.

“Ronaldo ka shënuar gola të rëndësishëm në Champions League dhe hat-trickun kundër Tottenham, por duke parë të ardhmen e klubit mendoj se ne duhet të zgjedhim më shumë lojtarë të rinj.

Duhen lojtarë që janë të uritur për të ringjallur Manchester United në dy ose tre vitet e ardhshme”, u shpreh Rooney, i cili ka qenë edhe shok skuadre me Ronaldon.

Trajneri aktual i Derby County postoi edhe një foto nga emisioni, ku ishte edhe Carragher, ndërkohë që Ronaldo i është përgjigjur anglezit me një koment.

Në foton e Rooney në Instagram, CR7 shkruan: “Dy xhelozë”. Anglezi gjithsesi nuk e ka pasur problem ta komentojë atë që Ronaldo i shkroi, gjatë konferencës për shtyp.

“Ndoshta nuk ka një futbollist në planet që të mos jetë xheloz për Cristiano Ronaldon. Karriera e tij, trofetë që ka fituar, muskujt e barkut… Me karrierën që kishte, të gjithë janë xhelozë për Cristiano Ronaldon”, tha Rooney. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like