Dy ushtarë të Maqedonisë së Veriut janë helmuar nga gazi në Slloveni

by admin
Spread the love

Tetë persona, mes të cilëve edhe dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut, janë helmuar me mkonoksid karboni derisa kanë pompuar ujë nga bodrumi në Shtëpinë e kulturës në Çërna të Koroshkemit, në Slloveni.
Mjeku kryesor i Armatës së Sllovenisë, Robert Karota kumtoi se mes të helmuarve janë pesë pjesëtarë të ushtrisë sllovene, dy ushtarë nga Maqedonia e Veriut dhe një zjarrfikës.
Incidenti ka ndodhur derisa punonin në mënjanimin e pasojave nga vërshimet e paradokohshme në Çërna. Gjithsej 32 persona i janë ekspozuar gazit, mes të cilëve 18 pjesëtarë të armatës së RMV-së, tetë zjarrfikës dhe gjashtë pjesëtarë të armatës sllovene. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital, ku u është ofruar ndihma adekuate.
Sipas vlerësimeve të mjekëve, të gjithë të helmuarit ndjehen mirë dhe nuk janë në rrezik për jetë. Megjithatë, në mënyrë preventive, në spital për mjekim të mëtutjeshëm janë mbajtur pesë pjesëtarë të armatës sllovene, dy ushtarë të Maqedonisë së Veriut dhe një zjarrfikës.

MARKETING



You may also like