Dy shtetasit e RMV-së që ndodheshin në një kamp në Marrakesh, janë në Madrid dhe pritet të kthehen në shtëpi – Shqip

by admin
Spread the love

Dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut, që ndodheshin në një kamp në Marrakesh, pas tërmetit tragjik në Marok, kanë mbërritur në Madrid dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas MJP-së, ata pritet të kthehen shumë shpejt në shtëpitë e tyre.

Nga MPJ-ja informojnë se në dy ditët e fundit nuk ka pasur regjistrime të reja të shtetasve tanë në Marrakesh.

“Përfaqësia jonë Diplomatiko-Konsullore në Kajro vazhdon të jetë në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për shtetas tanë që mund të jenë në rajonet e prekura”, informojnë nga MPJ-ja.

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe numrin e telefonit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/ 273-732.

You may also like