Dy largime nga Partizani, ndërpriten kontratat me një qendërmbrojtës dhe sulmues

by admin
Spread the love

Partizani vijon të jetë një nga klubet më aktive në merkato. “Demat” janë përforcuar me Bruno Telushin dhe Engjëll Hotin në mesfushë, dhe maqedonasin Matej Cvetanoski në sulm.

Ndërkohë që ka edhe të larguar nga kontingjenti që mbylli sezonin e fundit. Klubi kryeqytetas ka ndërprerë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Aleksandar Damçevski dhe sulmuesin Milan Mirosavljev.

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Aleksandar Damçevskin dhe Milan Mirosavljev. Të dy lojtarët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën me klubin”, lexohet në komunikatën zyrtare të Partizanit.

I pari u transferua tek ekipi i kuq verën e kaluar dhe në total zhvilloi 7 ndeshje: katër në kampionat, një në Kupën e Shqipërisë dhe dy në Conference League.

29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut pati probleme shëndetësore që nuk i mundësuan të japë gjithë kontributin e tij te Partizani.

Ndërkohë, sulmuesi serb Mirosavlejv, i cili u bë pjesë e 16 herë kampionëve të Shqipërisë në janar, e mbylli aventurën shqiptare me një gol të shënuar në dhjetë takime mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.


Top Channel

You may also like