Dy golat e Vrionit i japin fitoren Tirolit, Balliu ndëshkohet me të kuq

by admin
Spread the love

Giacomo Vrioni vazhdon të shkëlqejë me Tirolin pasi ka shënuar dy gola në sfidën e fundit. Në ndeshjen kundër Ried, Vrioni arriti të përmbyste i vetëm rezultatin duke i dhënë edhe fitoren ekipit të tij.

Tirol kaloi i pari në avantazh në ndeshjen kundër Ried, por vendasit arritën të përmbysnin duke e çuar rezultatin në 2-1. Në minutën e 82-të, Vrioni arriti të vendoste edhe ekuilibrat, duke e çuar rezultatin në 2-2.

Më pas Tirol arriti të fitonte pasi Vrioni shënoi edhe golin që i dha avantazhin në minutën e fundit të takimit. Vrioni rikthehet të shënojë për Tirol pas gjashtë ndeshjesh dhe tashmë ngjitet në kuotën e 12-të golave duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë.

Situatë e pakëndshme për sa i përket një tjetër legjionari, Ivan Balliut. Mbrojtësi shqiptar u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ku Rayo Vallecano e tij u mposht nga Alaves me rezultatin 1-0. /oversport.tv

You may also like