Dy “armë” më shumë për Bellain, Bylisi zyrtarizon afrimet e reja

by admin
Spread the love

Tekniku i Bylisit Arian Bellai do të ketë në dispozicion dy “armë” më shumë për sfidën e radhës kundër Laçit. Klubi ballshiot ka zyrtarizuar dy blerjet më të fundit, sulmuesin Atchimene dhe mbrojtësin Karakamisev, që janë të gatshëm për ndeshjen e radhës që do të transmetohet në Oversport dhe Tibo.

“Mirë se vini Charles Atchimene dhe Riste Karakamisev! Presidenti Besnik Kapllanaj ka prezantuar sulmuesin nigerian Charles Atchimene si dhe mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Riste Karakamisev. Me të dy lojtarët marëveshja e bashkëpunimit është arritur pak ditë më parë, ndërsa tashmë do të jenë në dispozicion të stafit teknik duke filluar që nga ndeshja e radhës.

FK BYLIS i uron mirëseardhjen dy lojtarëve Atchimene dhe Karakamisev dhe shumë suksese me fanelën tonë, në realizimin e synimeve dhe objektivave që kemi në sezonin 2022-2023!”, shkruhet në njoftimin e klubit ballshiot. / Oversport.tv

You may also like