Dy anije të tjera me grurë janë nisur nga Ukraina

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy anije të tjera mallrash që transportonin më shumë se 63 mijë tonë grurë u nisën nga Ukraina, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Anija “Star Laura” me flamur të Ishujve Marshall, me 60,150 tonë grurë u larguan nga porti ukrainas i Yuzhne për në Iran, njoftoi ministria.

Ajo shtoi se një tjetër anije, Sormovskiy 121 me flamur të Belizes, me 3,050 tonë grurë në bord, u nis nga porti Chornomorsk për në Tekirdag në Turqi.

Në një deklaratë, Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC) që mbikëqyrë eksportet e grurit të Ukrainës tha se kishte autorizuar dy anije mallrash të udhëtonin në portin e Odesës, në pritje të inspektimeve të premten.

JCC ishte një nga dakordimet kryesore të marrëveshjes së grurit të rënë dakord muajin e kaluar midis Rusisë dhe Ukrainës nën kujdesin e OKB-së dhe Turqisë, raporton cnn.

Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës pohoi se vendi po priste arritjen e anijes së ngarkesave Brave Commander për të ngarkuar më shumë se 23 mijë tonë grurë për eksport në Etiopi.

OKB-ja thotë se “efekti i valëzuar” i luftës në Ukrainë kërcënon të përkeqësojë një krizë ushqimore të shkaktuar nga konflikti dhe thatësira në vendin e Afrikës Lindore.

You may also like