Duro: Skuadra nuk është ndërtuar mirë, objektivat e Egnatias janë të larta

by admin
Spread the love

Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro ka folur për Oversport pas suksesit ndaj Kukësit, në debutimin e tij në krye të skuadrës nga Rrogozhina.

“Kishim përballë një skuadër që po bënte mirë në javët e fundit. Ne kishim probleme psikologjike. Takimi ishte i vështirë. Po ne kemi thënë para ndeshjes që do të shkojmë për fitore. Në skuadër ka elementë, por kam mendimin se sot s’ka qenë rastësi. Kemi zbatuar me përpikmëri gjitha detyrat.

Unë s’dua të kthej kokën pas. S’më intereson çfarë ka ndodhur përpara. Për mua do të ishte mirë që ta merrja ekipin në verë. Dua të kalojmë këtë periudhë. Ka futbollistë shumë të mirë, ka organikë shumë të mirë. Na duhen 2-3 elementë cilësorë për ta ngritur sa më lart.

Ishte po ajo skuadër, po me një ndryshim ndoshta. Djemtë kanë luajtur jashtëzakonisht mirë, në zbatimin e detyrave. Eliminuam pikët e forta të tyre. Kukësi pati 2-3 momente. E përqendroi lojën në majën e sulmit. Malota dhe Atanda kanë luajtur jashtëzakonisht mirë.

Objektivat e skuadrës janë shumë lart, janë madhore. E rëndësishme është që të shikojmë se çfarë do të bëjmë në ndeshjet para.

Për mua skuadra nuk është ndërtuar mirë. Ka futbollistë shumë të mirë. Mënyra e skuadrës është ndërtuar jo mirë. Në mesin e fushës, luajnë 2-3 mesfushorë. Aty janë 7. Është jashtë logjike. Në sulm ka 5 lojtarë. Ka mangësi në anësore. Futbollistë ka, por duhen në çdo pozicion”, tha mes të tjerash Duro. / Oversport.tv

You may also like