Duro: Fitore në fund, mirëpo më se e merituar

by admin
Spread the love

Ndeshja e Struga Trim Lum e parë kundër Voska Sport në rolin e nikoqirit do të mbahet mend gjatë kohë, pasi në të njëjtën fitoren e arritëm vetëm në minutat e fundit të kohës shtesë, duke u pozicionuar kështu në vendin e parë para FC Shkupit, shkruan në faqen e FC Struga..

“Edhe përkundër dominimit që kishim në fushë dhe rasteve që krijonim, rrjetat pushuan deri pak para fërshëllimës së arbitrit kryesor.

Derisa ndeshja kaloi gjashtë minutat e caktuara të kohës shtesë, dukej sikur do të detyroheshim të kënaqeshim me një pikë, mirëpo falë një penaltie saktë të ekzekutuar nga Vangjel Zguro, në fund arritëm ti rrëmbejmë të tre pikët”, shkruan më tej.

“Fitore që erdhi fare në fund, por shumë e merituar pas gjithë asaj që ndodhi në fushën e blertë.

Kemi dominuar gjithë takimin, por sot nuk ishim të mirë në finalizim, ndërsa përveç portierit, njëherë golin na e mohoi edhe shtylla.

Marrë në përgjithësi do të kisha thënë se me meritë i’a dolëm të marrim pikët” – u shpreh trajneri i Strugës, Shpëtim Duro, i cili sot skuadrën tonë e udhëhoqi për të 28-tën herë në një ndeshje kampionale, duke regjistruar fitoren e 21-të.

You may also like