“Duke shijuar ditët e fundit me ty në barkun tim, biri im”, Fifi ëmbëlson ndjekësit, ndan foton e veçantë

by admin
Spread the love

Para pak muajsh, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raçi, e njohur me pseudonimin Fifi ka konfirmuar shtatzaninë e saj të parë. Ajo së bashku me partnerin e saj, Adis Patushi priten të bëhen prindër të një djali.

Teksa i kanë mbetur pak javë nga lindja e bebit, duket se Fifi po e shijon së tepërmi periudhën e pritjes së ëmbël. Këngëtarja madje ka vendosur që ditët e fundit të shtatzanisë t’i kalojë jashtë vendit.

Së fundmi, Fifi ka publikuar një foto në rrjete sociale teksa shihet duke shëtitur në natyrë krahas së cilës shkruan: “Duke shijuar ditët e fundit me ty në barkun tim, biri im”. Një foto mjaft e ëmbël me Fifin që na tregon kështu se ndihet e përgatitur për t’u bërë nënë.

Kujtojmë që edhe pse në pritje të ëmbël, Fifi ka qenë shumë aktive edhe në muzikë, duke sjellë disa hite muzikore gjatë kësaj periudhe që janë pëlqyer shumë nga fansat e saj.

You may also like