“Duan të shtrohem në spital”/ Apeli i Fjolla Morinës: Nëse më ndodh diçka…

by admin
Spread the love

 

 

 

Fjolla Morina nuk ndalet me akuzat kundrejt ish-partnerit të saj Fisnik Sylës dhe Durim Keçit. Në një intervistë për “Prive”, ajo thekson se këto persona kanë dashur që ajo të përfundojë në spital psikiatrik.

Janë mundu me më nxjerr në mënyrën që unë s’jam mirë. Kanë dashur që unë të shkoj në doktor, që të humb të vërtetën. Këta njerëz kanë punu pas shpine që unë të dështoj”– vijon Fjolla akuzat e saj.

E më tej, ajo thotë se nëse i ndodh diçka, do jetë motra e saj ajo e cila do bëj denoncimin.

Nëse më ndodh diçka, te ambasada amerikane. Unë kam motrën në Amerikë, ajo do bëjë denoncimin”.

Kujtojmë se prej disa ditësh u bë e ditur se Fjolla është shtruar në spital psikiatrik, ndaj me shumë gjasa intervista për “Prive” do jetë realizuar ditë më para.

Prej disa kohësh Fjolla është shfaqur në një gjendje jo të mirë në rrjetet sociale, duke akuzuar persona të ndryshëm si kriminelë dhe vrasës.

You may also like