“Duam të fitojmë gjithmonë”, Aleksi Sançez: Vendosmëri dhe gola, skuadër me stof kampioni

by admin
Spread the love

Nuk ndodhte që nga korriku i 2020-ës, kur në atë sezon atipik të Serisë A për shkak të COVID-it që i detyroi ndeshjet të luheshin në verë, që Aleksis Sançez të shënonte një gol me penallti për Interin.

Pas asaj sfide kundër Breshias dhe pas largimit dhe rikthimit tek Interi, kiliani gjeti edhe një herë golin nga pika e bardhë, këtë herë përballë Benfikës, duke shmangur një humbje që do të ishte e hidhur për Interin për mënyrën si do të vinte.

Por ashtu si kur shënonte golin vendimtar në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, këtë herë 34-vjeçari la shenjë në një ndeshje që sipas tij ka treguar gjithë karakterin e skuadrës zikaltër, atë të një skuadre që dëshiron të fitojë gjithmonë.

Si jeni ndjerë në këtë ndeshje si titullar bashkë me Arnautoviçin? Penalltia e shënuar?

Mirë. Për herë të parë kemi qenë bashkë që nga minuta e parë, por Marko është një lojtar i madh, këtë e kam thënë gjithmonë. Vërtet humbëm 3-0 në pjesën e parë, por treguam vendosmërinë e një ekipi kampionësh që mendon gjithmonë fitoren. Për sa i përket penalltisë time unë mund të them që jam mësuar me vërshëllimat dhe nuk më ndikojnë.

Çfarë ndodhi në pjesën e parë?

Ne pamë se Seria A është e ndryshme nga Liga e Kampioneve, ku përqendrimi dhe përvoja ka rëndësi. Ne donim të ndryshonim lojën në pjesën e dytë. Të gjithë sulmuesit kanë karakteristika të ndryshme, ne kemi nevojë për të gjithë për të fituar.

A është përmirësuar Interi në pjesën e dytë apo ra ritmi i Benfikës?

Mungonte personaliteti, kemi bërë disa gabime dhe unë mendoj se na ka munguar përqendrimi.

Sa po i shihni të rriten këta djem të rinj?

Kam parë shumë të rinj këtu, që nga viti i parë me Konten. Ne ende duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por jemi në rrugën e duhur.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

You may also like