“Dua një stadium të ri”, Kardinale: Klubin e zotëroj vetëm unë, me Milanin pasuroj edhe Serinë A

by admin
Spread the love

Xherri Kardinale, pronari i Milanit dhe themeluesi i “RedBird”, ka dhënë një intervistë të gjatë dhe interesante për “Fortune”, duke prekur shumë tema të rëndësishme, siç është Stadiumi i ri apo edhe merkato.

Futbolli i ka kaluar kufijtë e të qenurit thjesht sport…

Sportet sot nuk janë më një hobi për të pasurit. Sporti është një biznes argëtimi i ngjarjeve të drejtpërdrejta me shumë miliardë dollarë dhe për të qenë në gjendje t’i bëni këto gjëra, ju duhet të keni marrëdhënie dhe aftësi në një sërë aspektesh.

Prandaj edhe Milani po i mëshon gjithmonë e më shumë stadiumit?

Është koha që Italia dhe Milani të bëjnë atë që bënë “Yankees”-at në 2008 (stadiumi i ri, duke prishur të vjetrin historik). Stadiumi i vjetër kishte qenë atje prej vitesh që nga koha kur luanin legjenda si Bejb Ruth, Xho DiMaxho, Miki Mantëll apo Roxher Meris. Ishte një ikonë, por njerëzit e kuptuan se ishte koha për një version të ri.

Meqë keni blerë terrenin në zonën e San Donatos, do të thotë se do largoheni nga “San Siro”?

Doja të sigurohesha që të kisha një mundësi të qëndrueshme dhe të afërt për stadiumin. Nëse nuk do të ndërtohej, Milani do të kishte një betejë të vështirë për të konkurruar në Europë. Por në çdo rast do të jem i zënë me Milanin. Nëse stadiumi nuk ndërtohet, ne do të qëndrojmë në “San Siro”.

Si e gjykoni mënyrën se si i shpenzoni burimet?

Nuk ka të bëjë me shpenzimin më të madh të tjetrit. Bëhet fjalë për shpenzimin e një dollari në rritje të kapitalit më mirë sesa kushdo tjetër. PSG-ja dhe Siti janë në nivele që vështirë të mendohet se mund ta kapërcejmë atë shpenzim….

Edhe sepse Seria A është më e varfër…

Këto koncepte janë më të njohura për investitorët amerikanë dhe mendoj se kjo është ajo që i tërhoqi ata në Serinë A. Ata kuptuan trashëgiminë dhe historinë e disa prej këtyre markave të menaxhuara keq. Tashmë të gjithë e kuptuan potencialin për të pasur një investim të madh në duart e tyre, thjesht duke e profilizuar pronën.

Jeni i shqetësuar për hetimin ndaj jush dhe “Elliott”-it?

Ideja që “RedBird” nuk zotëron, apo kontrollon Milanin është thjesht e rreme dhe bie në kundërshtim me të gjitha provat dhe faktet.

PANORAMASPORT.AL

You may also like