Dua Lipa tregon të sharën e preferuar në gjuhën shqipe

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka qenë së fundmi në emisionin “Day Drinking” me Seth Meyers në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Nga shumë pyetje të tjera diçka që ka rënë në sy të publikut dhe është shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale është përgjigja në pyetjen se cila është e shara shqipe që i pëlqen më së shumti, transmeton rtv21.tv.

Lipa duke qeshur i tregon moderatorit se e shara e saj më e pëlqyer në gjuhën shqipe është “ta q***a nënën” dhe më pas i shpjegon se çka do të thotë e shara në anglisht.

Në mesin e të qeshurave, Seth provon që të shajë edhe ai në gjuhën shqipe./21Media

You may also like