Dua Lipa lanson linjë të kufizuar të veshjeve sportive

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka lanësuar një linjë të kufizuar të veshjeve sportive.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

“Po vjen linja e re veshjeve të trajnimit!!! Shpresoj të jeni po aq të fikësuar sa unë”, ka shkruar Lipa.

Këto veshje sportive duket se janë inspiruar nga kënga e fundit e Duas “Training Season” të cilën e lansoi gjatë këtij muaji.

Në linjën e veshjeve sportive të Lipas përfshihen dy bluza sportive me mëngë të shkurtra, një set i geteve sportive me ngjyrë të kaltër të errët të kombinuara me disa vijëzime bardh e zi në stil të viteve të 90-ta, një bluzë e stilit ‘polo’ me mëngë të gjata, si dhe një bluzë tjetër me mëngë të shkurtra që i ngjan një fanelle futbollit, mbi të cilat shkruhet “training season”./21Media

You may also like