Dua Lipa kapet mat me aktorin e njohur në momente romantike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dua Lipa mbajti një ditë më parë një koncert madhështor në Madrid, në kuadër të turit botëror “Future Nostalgia” duke rrëmbyer vëmendjen.

Megjithatë, këngëtarja shqiptare është parë duke u larguar nga koncerti me aktorin Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix “Elite”.

Ata më pas shkuan të festonin në një klub nate në Madrid. Mirëpo, detaji që ka tërhequr vëmendjen është se janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ka ndezur thashethemet për një romancë mes të dyve.

 

Mediat e huaja shkruajnë se aktori mori pjesë në koncertin e Dua-s.

 


You may also like