Droga po vret gjithnjë e më shumë evropianë – Shqip

by admin
Spread the love

Numri i vdekjeve nga droga në Evropë vazhdon të rritet vit pas viti, sipas një raporti të ri, me numrin më të madh të vdekjeve në Gjermani.

Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) thekson në raportin e saj të rregullt se “ndikimi i përdorimit të drogës tashmë është i dukshëm dhe i pranishëm pothuajse kudo në shoqëri”.

Shkalla e vdekjeve nga mbidoza në Bashkimin Evropian në vitin 2021 vlerësohet në 18.3 vdekje për milion banorë.

Bëhet fjalë për persona të moshës 15 deri në 64 vjeç.

Gjermania në vend të parë

Numri i vdekjeve nga konsumimi i drogës në Gjermani në vitin 2021 arriti në 1826 persona dhe u rrit në krahasim me vitet e mëparshme.

Tani numri i vdekjeve është pothuajse dy herë më i lartë se dhjetë vjet më parë, tha qendra në një deklaratë.

Gjermania renditet e para në BE për numrin e vdekjeve nga mbidoza, përpara Spanjës (774), Suedisë (450) dhe Francës (417).

Sipas një raporti të agjencisë me bazë në Lisbonë, të paktën 6,166 vdekje nga mbidoza u regjistruan në 27 vende të BE-së në vitin 2021, që është pothuajse 17 vdekje në ditë. /tesheshi.com/

 

You may also like