Dritan Mehmeti me dhimbje koke, Partizani pa tre titullarë në fundjavë

by admin
Spread the love

Partizani duhet ta harrojë sa më parë barazimin kundër Egnatias. “Demat” e kuq kanë një transfertë të vështirë kundër Kastriotit.

Trajneri Dritan Mehmeti mbi të gjitha nuk do ta ketë skuadrën të plotë. Shkak janë pezullimet prej kartonëve.

Sikurse dihet, ndaj Egnatias u ndëshkuan me kartonë të kuq Albion Marku dhe Eneo Bitri dhe mbrojtja do të duhet të ndryshohet. Veç këtyre të dyve, te Partizani duhet t’i bëjnë llogaritë edhe pa sulmuesin Xhuliano Skuka.

Ai mori karton të verdhë ndaj rrogozhinasve dhe së bashku me kartonët e marrë me Dinamon ka bërë katër dhe këtë javë i duhet të pushojë. / oversport.tv

You may also like