Dritan Hila mbron policen që ofendoi gazetarët: U revoltuat se është yll i bukur dhe nuk mban era djersë

by admin
Spread the love

Policja e pezulluar e Elbasanit, Anisa Kostani, e cila bashkëjeton me një zvarranik piton, ofendoi dhe fyeu gazetarët, pas ngjarjeve që tronditi Elbasanin, ku një 33-vjeçar, baba i një fëmije të mitur, u vra nga një 18-vjeçar.

Madrit Ulqinaku u qëllua për vdekje me pistoletë pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ nga Horgito Peqini, i cili ende ndodhet në arrati.

 

Komenti i saj në rrjetet sociale solli reagime të forta nga opinioni publik. Të gjendur përpara një fakti të tillë, AMP njoftoi pezullimin e efektives.

Ndërsa sot, ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, i njohur edhe si gazetar i Edi Ramës, i ka dalë në mbrojtje polices Kostani.

Ai shprehet se rrjeti u revoltua me Anisa Kostanin pasi ajo është yll e bukur, nuk mban era djersë dhe se do të donte të ishin edhe disa të tjëra si ajo.

Komenti:

“AMP pezulloi policen e Elbasanit pasi kishte sharë gazetarët. Dhe populli i rrjetit u ofendua! Çudi! Nuk ofendohen kur shajnë shoku shokun por kjo policja ju ka bërë pershtypje! Ju ka prishur midenë.

Mbase ju ka bërë përshtypje se është e bukur. Se nuk i vjen era djersë dhe nuk ka uniforme të dalë boje. Se nuk rri urtë kur e shajnë. Se nuk është 30 kile mbi peshë dhe se paska dalë në foto para makinave të shtrenjta apo para jahteve, a thua se asnjë prej këtyre që e shajnë nuk ka bërë një foto të tillë.

Policen le ta kontrollojë shërbimi i brendshëm nga i vijnë të ardhurat dhe nëse është në marrëdhënie me persona problematikë me ligjin. Sa për të tjerat le mos ta prishi gjakun policja e Elbasanit. E nëse është në rregull me ligjin, ku ti gjejmë edhe ca si ajo. Ishte yll e bukur”, shkruan Hila.

Kujtojmë që Dritan Hila i doli në mbrojtje qeverisë dhe Edi Ramës edhe lidhur me ngjarjen tragjike të Himarës, ku në plazhin e Potamit u vra nga skafi i efektivit të policisë, Arjan Tase, 7-vjeçarja Jonada Avdia. Hila tha se ngjarje të tilla ndodhin kudo, duke e relativizuar vrasjen barbare të të miturës që kishte ardhur nga Anglia bashkë me familjen, për të kaluar punimet në Shqipëri.

You may also like