Drita nënkampione, Prishtina shpëton direkt! Malisheva në play-out

by admin
Spread the love

BKT Superliga ka ulur “qepenat” dhe Ballkani kampion e ka mbyllur sezonin si duhet, duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Gjilanin rival. Dellova dhe Krasniqi ishin autorët e golave në skuadrën e Ilir Dajës.

Gjilani u parakalua në renditje edhe nga Drita, që e mbyll si nënkampione e Kosovës. Skuadra e Nuhiut nuk u kursye ndaj Ulpianës së rënë nga kategoria, duke fituar 5-0.

Prishtina e ka shmangur rrezikun e rënies, pasi fitoi me përmbysje kundër Llapit. Golit të Veliut iu përgjigj Mankenda me dygolësh.

Në play-out ka përfunduar Malisheva, që në shtëpi barazoi 0-0 me Dukagjinin rival direkt, kurse Drenica nuk gaboi ndaj Feronikelit dhe do të jetë pjesë e elitës edhe sezonin e ardhshëm.

BKT Superliga – JAVA 36

Drita-Ulpiana 5-0
Shënues:
Fazliu 7’, Tahiri 10’, 66’, Isufi 82’, Ajzeraj 89’

Llapi-Prishtina 1-2
Shënues:
Veliu (pen.) 51’ / Mankenda 59’, 61’

Ballkani-Gjilani 2-0
Shënues:
Dellova 25’, Krasniqi 40’

Feronikeli-Drenica 2-3
Shënues:
Kiqina 64’, Qorri 74’ / Meziu 45+2’, Uka 55, Abazi 62’

Malisheva-Dukagjini 0-0

/ oversport.tv

You may also like