Drita fiton dhe ngjitet në vendin e tretë, Prishtina “ngec” në shtëpi

by admin
Spread the love

Drita ia del me sukes në sfidën ndaj Feronikelit 74. Në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit të Kosovës, Drita mposhti në transfertë me shifrat 0-2, Feronikelin 74.

Vendimtar për Dritën ishte Krasniqi që shënoi nga një gol për pjesë teksa pas kësaj fitoreje, Drita ngjitet në vendin e tretë të kampionatit me 12 pikë, katër më pak se Ballkani dhe Llapi kryesues.

Nga ana tjetër, Feronikeli 74 mbetet në vendin e parafundit me gjashtë pikë. Në ndeshjen tjetër, Prishtina nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Kryeqytetasit kaluan dy herë në avantazh, por në asnjë rast nuk ia dolën ta mbronin atë dhe në fund u kënaqen me një pikë. Pas kësaj ndeshje, Prishtina renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë ndërsa Dukagjini mban vendin e shtatë me shtatë pikë.


Top Channel

You may also like