Drita e Nuhiut bënë goditjen e parë në merkato

by admin
Spread the love

Besnik Krasniqi është transferimi i parë i Dritës së Gjilanit në merkaton e verës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë me shumë përvojë në futbollin e Kosovës te Drita e Ardian Nuhiut, vjen nga rradhët e Prishtinës, pjesë e së cilës skuadër ishte që nga gushti i vitit 2020. Siç mëson “infOSport.mk”, Krasniqi me “intelektualët” e Gjilanit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti pritet të jetë një forcë shtesë për Dritën në ndeshjet europiane të Ligës së Konferencës.

Krasniqi, ndryshe është një futbollistë i dalë nga shkolla e Prishtinës, por që gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe në Shqipëri me Partizanin, Teutën dhe Flamurtarin, ndërkohë në Kosovë, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Istogut, Ballkanit, Vëllaznimit të Gjakovës dhe rivalit të madh të Dritës, skuadrës së Gjilanit.

Krasniqi edhe pse si mbrojtës, edicionin e fundit me Prishtinën në Superligën e Kosovës në 27 ndeshje, realizoi 10 gola, ndërsa gjithashtu ishte pjesë edhe e ndeshjeve europiane me Prishtinën edicionin e kaluar. (infOSport.mk)

Lexo lajme interesante

You may also like