Dridhet stoli i Giampaolos, Sampdoria vendos sot të ardhmen e teknikut

by admin
Spread the love

Aventura e dytë e Marco Giampaolos në Gjenovë nuk po shkon ashtu siç pritej (në 24 ndeshje të zhvilluara, tekniku ka koleksionuar 6 fitore dhe 15 humbje) dhe klubi po reflekton për të ardhmen e teknikut.

Giampaolo merr një pagë prej 1.3 milionë eurosh dhe kontrata e tij përfundon në 30 qershor të vitit 2024.

Ditën e sotme drejtuesit e klubit të Sampdorias do të marrin vendimin përfundimtar në lidhje më të ardhmen e teknikut dhe po mendohet edhe për një ndryshim në pankinë.

Emrat kryesorë për të zënë vendin e Giampaolos janë Roberto D’Aversa, Daniele De Rossi dhe Giuseppe Iachini. / Oversport.tv

You may also like