Drejtuesit e LEN-it takohen me deputetin e parë shqiptarë në Zvicër, Islam Aliaj

by admin
Spread the love

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër kanë njoftuar se janë takuar ne Zurich me deputetin Islam Aliaj, i cili është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës.
“Sot qëndruam në Zurich ku takuam deputetin Islam Aliaj. Aliaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës. U ndamë nga takimi të kënaqur duke parë që shqiptarët në diasporë kanë arritur majat e suksesit. Uruam deputetin Aliaj për mandatin e fituar duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese pafund në përfaqësimin e shqiptarëve por edhe personave me nevoja të veçanta në institucionin më të lartë të Zvicrës”, thuhet në njoftimin e LEN-it.

MARKETING



You may also like