Drejtoria Doganore: Ndalohet plotësisht qarkullimi i mallrave në kufirin e Bogorodicë-Evzoni

by admin
Spread the love

Drejtoria doganore (DD) informon se duke filluar nga mesnata e sontme, ora 00:00, deri në orën 23:59 të së mërkurës për shkak të grevës së paralajmëruar dyditore të doganave në Greqi, në vendkalimet kufitare Bogorodicë – Evzoni, Dojran – Dojrani dhe Mexhitlia – Niki qarkullimi i mallrave do të jetë në ndërprerje, përveç mallrave të prishura.

Sipas doganës e cila i referohet informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup, qarkullimi i udhëtarëve do të lejohet periodikisht (nuk dihet orari i saktë), por këshillohen udhëtarët të shmangin lëvizjen nëpër këto pika kufitare gjatë kësaj periudhe. 

MARKETING



You may also like