Drejtori sportiv i Torinos pohon gjithçka: Ka lëvizje për Gleison Bremer

by admin
Spread the love

Gleison Bremer do të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës në Serie A. Mbrojtësi brazilian po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Torinos dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, ku midis tyre spikatin Interi dhe Tottenham.

Por sa vlen në merkato Bremer? Këtë gjë nuk di ta thotë as drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnatti. Në prag të sfidës kundër Lazios, Vagnatti foli për Sky Sport ku kërkoi të bënte edhe një batutë për mbrojtësin, por më pas pranoi se ka lëvizje për sa i përket transferimit të tij.

“Është e vështirë të japësh një vlerësim objektiv për këtë lojtar. Ka shuëm variabla për këtë temë, duke u nisur edhe nga sa skuadra po e kërkojnë. Po të flasim në mënyrë objektive, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Po bën gjëra të pabesueshme, në një situatë ku ka mangësi lojtarësh në këtë rol”.

Më pas ai u pyet nëse e ka kontaktuar ndonjë klub për shërbimet e lojtarit, ku nuk e kurseu as batutën e tij: “Jo, ka ende ndeshje në kampionat, për momentin të gjitha ekipet kanë rënë në qetësi. Nuk jam i besueshëm? Le të themi se është shpejt, por gjithsesi ka lëvizje”. /oversport.tv

You may also like