Drejtori i SHB Logos-A, Prof. Dr. Adnan Ismaili viziton dekanin e FAD në Shkup

by admin
Spread the love

Drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos – A”, prof. d-r Adnan Ismaili, gjatë ditë së sotme ka vizituar dekanin e FAD-it pranë Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup, njofton SHENJA.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Fakultetit të Arteve Dramatike dhe “Logos – A” që është një nga shtëpitë botuese më prestigjioze në rajon.

“Kishim nderin dhe kënaqësinë të na vizitojë prof. d-r Adnan Ismaili, drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos-A”. Në një atmosferë të këndshme dhe miqësore e falenderuam për librat e dhuruar dhe pasurimin e bibliotekës sonë, si dhe biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes fakultetit tonë dhe Logos-A, që është një nga shtëpitë botuese më prestigjioze në rajon” – thonë nga Universiteti FAD – Shkup.

MARKETING



You may also like