Drejtësia nis hetimet për menaxhimin e Barçës në ‘epokën’ e ish-presidentit Bartomeu

by admin
Spread the love

Të mërkurën, menaxhmenti aktual i Barcelonës, i kryesuar që nga marsi 2021 nga presidenti Joan Laporta, paraqiti një ankesë në gjykatat spanjolle kundër drejtimit të diskutueshëm të klubit në “epokën” e ish-presidentin, Josep Maria Bartomeu (janar 2014 – tetor 2020).

Këtë të premte, për ta ndjekur këtë, prokuroria e Katalonjës ka hapur zyrtarisht një hetim për këtë temë.

Ankesa nga drejtuesit aktualë bazohet në një raport për gjendjen e financave të klubit, konkluzionet e të cilit do të prezantohen “publikisht” të martën e ardhshme. Gjatë prezantimit të një auditimi të parë të brendshëm në tetor, menaxheri i përgjithshëm i Barçës, Ferran Reverter, tha se me ardhjen e menaxhmentit të ri në mars, klubi ishte “në një situatë falimentimi kontabël”, me një borxh që arrinte në 1.35 miliardë euro.

Departamenti i krimit ekonomik i prokurorisë së Katalonjës tani do të duhet të përcaktojë nëse ish-drejtuesit e klubit mund të ndiqen penalisht për situatën financiare të klubit. Barça është përfshirë nga probleme serioze financiare. Klubi e mbylli sezonin 2020-2021 me humbje neto prej 481 milionë euro.

Dhe që nga kthimi i Joan Laporta, në postin e presidentit të klubit katalanas, fatura e pagave është ulur në 155 milionë euro, ndërsa në mars ishte 759 milionë euro. Moszgjatja e kontratës së Lionel Messit dhe largimi i tij nga PSG gushtin e kaluar përfaqësojnë pasojat më spektakolare të drejtpërdrejta të kësaj gjendjeje ekonomike.

You may also like