Drejt rikthimit në La Liga

by admin
Spread the love

Mark Kukurelja bëri shumë bujë me transferimin te Çellsi në verën e vitit 2022 nga Brajtoni për shumën e 65 milionë eurove. Megjithatë mbrojtësi spanjoll nuk ka arritur të lë gjurmë në “Stemford Brixh” dhe largimi i tij nga londinezët është i pashmangshëm.

Reprezentuesi spanjoll është i lënduar dhe do të jetë edhe për disa muaj jashtë fushave, nga ana tjetër Çellsi po mundohet ta heq qafe atë. Megjithëse periudhat fillestare të rikuperimit të Kukurelja nuk ishin inkurajuese, informacionet e fundit sugjerojnë se ai mund të rikthehet në mes të shkurtit, duke avancuar kohët e pritshme.

Ky fakt ka zgjuar interesimin e Seviljas, trajneri i ri i së cilës kërkon të përforcojë linjën e mbrojtjes me një mbrojtës krahu me përvojë. Nënshkrimi, edhe pse i rrezikshëm për shkak të dëmtimit të Kukureljas, paraqitet si një mundësi për Seviljan.

Kukurelja nuk do të jetë menjëherë në dispozicion, lojtari pritet të rikuperohet shpejt dhe të kontribuojë me përvojën e tij në fazën vendimtare të sezonit. Edhe pse kontrata e tij me Çellsin zgjat deri në vitin 2028, mungesa e mundësive në skuadrën angleze dhe marrëdhënia me trajnerin mund t’i hapë rrugën një marrëveshjeje me Seviljan.

Sevilja po synon huazimin e tij për gjashtë muaj me drejtë blerje për shumën e 25 milionë eurove, shumë që është shumë më e vogël se sa pagoi Çellsi një vit e gjysmë më parë.

You may also like