Dramë për Saint Etienne, zbret në kategorinë inferiore pas 18 vitesh

by admin
Spread the love

Ka qenë dramatike finalja e Play Out-it të Ligue 1 mes Saint-Etienne dhe Auxerre, që ka vendosur se kush nga këto skuadra do të luajë në elitën e futbollit francez sezonin e ardhshëm.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, edhe koha e rregullt në stadiumin “Geoffroy-Guichard” është mbyllur në barazim 1-1. Nuk ka ndryshim rezultati në kohën shtesë dhe është ruleta e penalltive ajo që i buzëqesh Auxerre, që ngjitet në Ligue 1 pas 10 vitesh.

Saint-Etienne, që mbylli kampionatin në vendin e tretë nga fundit, detyrohet që të zbresë në kategorinë inferiore pas plot 18 vitesh. / Oversport.tv

Foto: AS Saint-Étienne Twitter

You may also like