Drama e Andre Onana te Kameruni/ Kombëtarja një makth, Manchester United pagoi 100 mijë Euro për ta bashkuar – Shqip

by admin
Spread the love

Rikthimi në kombëtare nuk prodhoi atë që pritej. Andre Onana është sërish në qendrën e kritikave te Kameruni. Portieri i Manchester United mbetet fanatik ndaj aktivizimit në fushën e lojës dhe kjo ka shkaktuar kaos tek kombëtarja afrikane.

Mbetja në stol në një përballje vendimtare kundër Gambias ka revoltuar jo pak portierin, i cili ka ndezur debat jo vetëm me trajnerin, por edhe me presidentin e Federatës, Samuel Eto’o.

Onana festoi me shokët e skuadrës kualifikimin, gjithsesi, vetëm 90 minuta në fushë, ato ndaj Senegalit të humbur me shifrat 3-1 dhe shkëputja nga Manchester United nuk kanë ngrohur ambientin rreth portierit.

Për të qenë i gatshëm me kombëtaren, Onana mori një avion privat, të paguar nga “djajtë e kuq” me 100 mijë Euro, por pavarësisht kësaj situata mbetet e rëndë. 27-vjeçari mund të mendojë seriozisht tërheqjen nga kombëtarja e Kamerunit, lëvizje që e bëri edhe në fillim të vitit 2023, pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Song në Kupën e Botës të Katarit.

Klan News

You may also like