Drake përmend Prishtinën në albumin e ri

by admin
Spread the love

Reperi me famë botërore, Drake, ka përmendur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, në albumin e tij të fundit me titullin “For All The Dogs”.

Në këngën e albumit, “Polar Opposites”, Drake i referohet Prishtinës në strofën e dytë të këngës.

“Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, veç e di që tensioni po rritet”, thotë Drake në këngën e tij.

Pjesë e shkrimit të tekstit është edhe shqiptari Gentuar Memishi. Përveç tij, janë edhe disa emra të tjerë të huaj që kanë bashkëpunuar në shkrimin e këtij teksti.

Memishi ka kontribuar në shkrimin e teksteve edhe në dy këngë tjera të albumit.

Albumi i ri i Drake është i disponueshëm në “Apple Music”.

You may also like