DPHM: Shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima sot dhe nesër pasdite

by admin
Spread the love




Në më shumë vende veçmas në pjesët perëndimore sot dhe nesër në orët e pasdites do të ketë mot jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset lokalisht do të jenë në formë të shirave intensiv të rrëmbyeshëm, zbrazëtira të forta elektrike, erë e përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit, njoftoi DPHM.

Në disa pjesë të luginës së Shkupit sot dhe nesër në orët e pasdites do të ketë mot jo stabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar, informojnë nga DPHM dhe rekomandojnë në rast të paraqitjes së zbrazëtirave elektrike të kihet kujdes dhe të mos qëndrohet në mjedise të hapura.


You may also like