“Dosja I.M”, flet Edi Rama: Ilir Meta është halli i Shqipërisë prej kohësh

by admin
Spread the love

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarë dhe gazetarë, Kryeministri Edi Rama, është pyetur lidhur me dosjen e Autoritete të Dosjeve për dosjen I.M.. Iniciale këto që bën që të aludohej se Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Rama tha se Meta është halli i gjithë Shqipërisë , ndërsa për dosjen kërkoi transparencë të plotë.

Pyetje: Pse u kujtuat kaq vonë për ligjin e spiunëve apo ju është bërë hall i madh Ilir Meta?

Rama:Nuk e di a jemi kujtuar ne vonë apo koha e solli që të ndërhyhej përsëri në atë ligj me kërkesë të autoritetit të dosjeve për të mundësuar transparencën lidhur me një çështje e cila ka peshën dhe ka patjetër meritën e vet, në sensin që nuk mund të lihet pa u bërë transparente

Është çështja e një shtetasi I. M. spiun i sigurimit, një profil që krijon dyshimin se pas tij qëndron ish-kryetari i Kuvendit, ish-presidenti, ish-kryeministri dhe sigurisht që kjo kërkon një adresim. Në ligj është vendosur që kush kontrollohej më parë, nuk mund të kontrollohet. Mbase dikush mund ta ketë bërë me qëllim. Nuk është çështja se u kujtuam ne vonë, apo se na është bërë hall zotëria. Zotëria është një hall i madh i Shqipërisë prej kohësh dhe nuk është sot. Jo i imi, jo i joti në interes politik. Nuk është ky fare problemi”, shprehet ai.

You may also like