Dortmund gjen pasuesin e Haaland, Adeyemi blerja më e shtrenjtë e klubit

by admin
Spread the love

Kur duket se e ardhmja Erling Haaland është gjithmonë e më pranë Manchester City, Borussia Dortmund mundohet të plotësojë boshllëqet në sulm dhe synon që të blejë sa më shpejt zëvendësuesin e sulmuesit norvegjez.

Sipas asaj që shkruan “Sport1”, verdhezinjtë janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Salzburg për Karim Adeyemi, duke mposhtur konkurrencën e fortë të Liverpool.

Tratativa është në fazë të avancuar dhe pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme. Dortmund do të paguajë 38 milionë euro plus 3 milionë bonuse, duke bërë kështu blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit. Pritet që Adeyemi të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin gjerman. / Oversport.tv

Foto: FC Red Bull Salzburg Twitter

You may also like