Dorëhiqet presidentja e Hungarisë pas skandalit të faljes për abuzimet seksuale me të mitur (fotot)

by admin
Spread the love

Presidentja 46 vjeçare e Hungarisë, Katalin Novak ka njoftuar sot dorëheqjen pas një vale të gjerë zemërimi në vend mbi vendimin e faljes së një burri të përfshirë në një çështje të rëndë abuzimesh seksuale me të mitur.

“Po jap dorëheqjen nga posti,” tha aleatja e kryeministrit Viktor Orban, duke pranuar se kishte bërë “një gabim”.

“I kërkoj ndjesë atyre që kam lënduar, të cilën kanë marrë përshtypjen se nuk kanë mbështetjen time. Unë jam dhe do të mbetem në favor të mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve”, tha Novak.

Ish-ministrja e ‘politikave të familjes’ Novak, u bë gruaja e parë që mban rolin ceremonial të presidentit të Hungarisë, kur e mori në mars 2022.

Por skandali u përhap shpejt per faljen e dhënë prej saj prillin që shkoi gjatë kohës së vizitës së Papës në Budapest, për një nën-drejtor të shtëpisë së fëmijës që mbulonte abuzimet e rënda seksuale të shefit të tij me fëmijët e adoleshentët që strehoheshin në qendër.

>

Lajmi u publikua nga rrjeti i pavarur vendas 444 javës që shkoi, dhe opozita nisi thirrjet për dorëheqjen e Novak për faljen e dhënë ndaj pedofilit.

Pak pas lajmit të dorëheqjes së presidentes, një tjetër figurë e qeverisë dha “dorëheqjen nga jeta publike”, euro-parlamentarja hungareze Judit Varga, e cila kishte firmosur faljen si ish-ministre e drejtësisë.

“Heq dorë nga mandati im si deputetet dhe euro-deputete”, njoftonte ish-ministrja e drejtësisë në rrjetet sociale.


Top Channel

You may also like