Donnarumma mban shiritin e kapitenit në kombëtare: Për Italinë luaj edhe pa një gisht

by admin
Spread the love

Italia mori një fitore morali në mbrëmjen e së martës teksa për llogari të Ligës A në Grupin 3 së Nations League, axurrët mposhtën me rezzultatin 2-1, Hungarinë. Një mbrëmje speciale ishte edhe për Gigio Donnarummën, me portierin e PSG që për herë të parë në kombëtare veshi fanellën me numër 1 ndërsa mbajti edhe shiritin e kapitenit.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm të veshësh fanellën me numrin 1 dhe të mbash shiritin e kapitenit në kombëtare. Dua të falenderoj stafin mjekësor që ia doli të më rikuperonte në kohë sepse para dy ditësh ishte e pamendueshme që unë të luaja. Por, me dëshirë dhe me ndihmën e stafit ia dola të isha në fushë, do të luaj gjithnjë përsa kohë të jetë e mundur.

Për këtë fanellë mund të luaj edhe pa një gisht. Ky grup ka një dëshirë për të rifilluar rrugën e sukseseve dhe po ndjehemi sërish mirë. Fitorja ishte e rëndësishme dhe erdhi edhe si pasojë e djemve të rinj që po na japin një dorë. Do të ecim të bashkuar dhe me dëshirë”, u shpreh Donnarumma.

Pas triumfit me Hungarinë, Italia mori kryesimin e grupit në Nations League me katër pikë të grumbulluara në dy ndeshje teksa lë pas pikërisht hungarezët, Gjermaninë dhe Anglinë. Sfida e radhës së të kaltërve është ndaj britanikëve më datë 11 qershor./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like