Donnarumma i jep një “shuplakë” PSG: Nuk duhen alternuar portierët

by admin
Spread the love

Gianluigi Donnarumma duket se nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij, por njëkohësisht ka një mesazh të qartë për PSG për sa i përket alternimit të tij me Keylor Navas.

“Nuk mendoj se duhet të ketë një alternim të portierëve. Klubi duhet të marrë një vendi. A do të qëndroj në Paris? Sigurisht që po”, u shpreh për “France Press” gardiani italian që nuk u kursye duke shprehur pakënaqësinë e tij për klubin parisien, për të disajtën herë këtë sezon.

SEZONI- “Nota e këtij sezoni? Nuk ka qenë e lehtë, por le të themi 7. E di që mund të bëj më shumë, nuk kam luajtur shumë ndeshje, vetëm gjysmat dhe nuk ka qenë e lehtë, sepse në kushtet që isha, nuk i kam shfrytëzuar në maksimum rastet. Por jam i bindur se mund të jap shumë më shumë për këtë klub”.

RAPORTI ME NAVAS- “Kam një raport të shkëlqyer me Keylor, jemi të dy djem të mirë dhe e kemi kuptuar situatën. Ka qenë e vështirë edhe për të, por le të themi se kemi bërë mirë, me të gjithë grupin, por sidomos me njëri-tjetrin”.

GABIMI KUNDËR REAL MADRID- “Nuk ndihem aspak fajtor, për asgjë. E dimë se si shkuan ngjarjet, goli ishte i parregullt, edhe pse mund ta kishim menaxhuar më mirë pjesën e mbetur të takimit.

Megjithatë, tani duhet të shohim përpara, e shkuara është e shkuar, nuk mund të bëjmë asgjë për ta kthyer kohën pas. Vitin tjetër do t’i tregojmë të gjithëve se kush jemi.

I kemi të gjitha armët për të fituar në Europë, por nuk duhet që të na kthehet në obsesion. Obsesioni nuk do të na çojë askund, duhet të ruajmë qetësinë, të bëjmë atë që dimë, të luamë futboll, të punojmë dhe rezultatet do të vijnë”.

ELIMINIMI NGA BOTËRORI ME ITALINË- “Ka qenë e rëndë, shumë e vështirë për t’u kapërdirë. Kanë qenë ditë të vështira, por siç e thash, nuk mund të kthehesh pas. Ajo që ne kemi bërë në Europian do të qëndrojë në histori, kemi arritur një rezultat të pabesueshëm. Megjithatë, Italia duhet të shkojë në Kupën e Botës gjithmonë dhe fatkeqësisht ne nuk ia dolëm”.

KAMPIONATI I PARË I FITUAR ME KLUBE- “Është diçka e bukur, është kampionati im i parë (në nivel klubesh), dhe jam shumë i lumtur sepse ky është edhe trofeu im i parë me fanellën e PSG. Jam krenar që i përkas një klubi kaq ambicioz dhe që kërkon gjithmonë të ngjitet më lart”.

PRESIONI PAS EUROPIANIT- “Nuk kisha presion, por debutimi im këtu nuk ka qenë i lehtë. Ishte hera ime e parë që luaja jashtë Italisë dhe me një klub të ri. Por për fatin tim, kam një familje të madhe që qëndron pas meje dhe jam në një klub të madh ku pritja ka qenë e mrekullueshme”. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like