Donnarumma: Benzema? Nuk ndihem aspak fajtor, ju shpjegoj pse

by admin
Spread the love

Gigio Donnarumma po luan sezonin e dytë me PSG-në. Objektivi i madh quhet Champions League.

Kampionët e Francës dhe titullari i kombëtares italianë nuk e kanë fituar kurrë më parë këtë trofe.

Bayern Munchen është pengesa për kalimin në çerekfinale. “Këtë sezon do të japim gjithçka për të fituar Champions League. Sfidat me Bayernin janë si finale të parakohshme.

Jemi dy skuadra të jashtëzakonshme, kjo është e sigurt. Vendi i dytë në grup na ka komplikuar jetën. Por, ne duhet të përballemi dhe t’i mundim gjithë skuadrat e mëdha nëse duam trofeun”, deklaroi 23-vjeçari.

Më pas një koment për gabimin ndaj Karim Benzema, që i hapi rrugë përmbysjes së madhe dhe kualifikimit të Realit në sezonin e kaluar.

Pas golit të Benzema e lëshuam lojën, të gjithë lojtarët e ulën nivelin e tyre. Nuk ndihem në faj për atë gafë, por i zhgënjyer isha. E përsëris që ishte faull.

Në futboll fitojmë dhe humbim të gjithë bashkë. Isha i zhgënjyer, por aspak fajtor. Na shkoi keq ajo ndeshje ndaj Realit, tani ka ardhur koha të ndërrojmë faqe”, u shpreh Donnarumma.


Top Channel

You may also like